Të paktën 734 të vdekur nga përmbytjet në Nepal

30 gusht 2026 | 08:21

Të paktën 734 persona kanë humbur jetën në Nepal si pasojë e përmbytjeve të shpejta, të shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës.

Numri i viktimave është rritur nga 675, sa ishte raportuar një ditë më parë, shkruan BBC. Më shumë se 2,400 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Në Tibetin e Kinës janë konfirmuar 16 viktima dhe 546 persona të zhdukur, përfshirë 261 shtetas të huaj.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vështirësohen nga terreni i thyer dhe reshjet e vazhdueshme. Në Nepal, ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës për të arritur te punëtorët e bllokuar në tunele hidroelektrike.

Autoritetet kanë paralajmëruar për rritjen e nivelit të ujit në lumin Bhote Koshi dhe u kanë kërkuar banorëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompresat e ftohta dhe ato të ngrohta përdoren shpesh pas…