Tahiri: Kurti ka tendencë ta nënshtrojë qytetarin dhe ta cenojë rendin kushtetues

30 gusht 2026 | 11:49

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se përmes, siç i quajti ai, “skenarëve politikë”, po krijon situata që pengojnë funksionalizimin e shtetit.

Sipas Tahirit, Kurti nuk po arrin të gjejë një marrëveshje politike për funksionalizimin e Kuvendit, pavarësisht takimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen Kuvendi me funksionalizu Kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi?”, ka deklaruar Tahiri, përcjell Klankosova.tv.

Ai deklaroi se qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe votuesit e Vetëvendosjes, sipas tij, duhet të jenë të vetëdijshëm se pushteti i fituar nga Kurti nuk po mjafton për të funksionalizuar institucionet.

“Kjo tendencë e tij për me e cenu rendin kushtetues edhe për me sfidu shtetin e Kosovës është tendencë e gabuar e cila do të jetë një humbje e madhe për ta sepse rezistenca edhe e jona si akter politik, po edhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës është duke shkuar dhe duke u rritur secilën ditë gjithandej Kosovës sepse na jemi në komunikim çdo ditë me qytetarët e Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim çdo ditë”, tha Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka bërë…