Paralajmërohen përmbytje të reja në Nepal

30 gusht 2026 | 12:49

Autoritetet në Nepal kanë paralajmëruar për mundësi të reja përmbytjesh, pasi niveli i ujit në lumin Bhotekoshi është rritur.

Banorëve në zonat e prekura u është bërë thirrje të zhvendosen në vende më të larta, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën pas katastrofës së ditëve të fundit, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, rrugë, ura dhe toka bujqësore.

Në Nepal dhe Tibet janë raportuar 750 viktima dhe mbi 3,000 persona të zhdukur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk ka kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësueset e Kosovës në basketbollin 3x3 kanë përfunduar paraqitjen e…