Deputetja e Aleancës, Bytyqi: Kosova po përballet me shumë sfida, institucionet duhet të funksionalizohen

31 gusht 2026 | 10:50

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga mazhoranca që të marrë përgjegjësinë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i formimit të institucioneve.

“Kosova tash e dy vite po përballet pa institucione funksionale dhe ka shumë shqetësime e sfida që kërkojnë zgjidhje. Andaj, ne jemi këtu dhe duhet të shkojmë në Kuvend. Këto probleme dhe këto sfida duhet t’i zgjidhim aty ku është vendi dhe aty ku na ka dhënë besimin qytetari.
E ftoj edhe një herë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve, të cilët ia kanë dhënë besimin me 53 deputetë. Të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojmë me punët, pasi vendi ynë po përballet me shumë shqetësime dhe sfida. Andaj, edhe një herë: hajde në Kuvend, bëni institucionet dhe të vazhdojmë punën!”, tha Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se…