Arrihet marrëveshja, Bekim Sejdiu kandidat për president

31 gusht 2026 | 13:19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës.

Marrëveshja është bërë me dije pas takimit që dy liderët zhvilluan sot në Kuvend, ku janë dakorduar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se dy palët kanë zhvilluar takime të gjata dhe diskutime intensive, me qëllim gjetjen e një figure që do të kishte mbështetje të gjerë dhe do të përfaqësonte vlera profesionale, demokratike dhe shtetërore.

“Gjatë diskutimeve të përbashkëta jemi dakorduar për një emër dhe ai është Profesor Doktor Bekim Sejdiu”, ka thënë Abdixhiku.

Ai e ka vlerësuar lart karrierën e Sejdiut, duke theksuar përvojën e tij të gjerë dhe mbajtjen e pozitave të rëndësishme gjatë karrierës profesionale.

Marrëveshja në mes të LV-së dhe LDK-së pritet të hapë rrugën për procedurat e mëtejshme parlamentare për zgjedhjen e presidentit dhe tejkalimin e ngërçit institucional në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën…