PDK-ja anulon konferencën e paralajmëruar për medie
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka anuluar konferencën për medie, e cila ishte paralajmëruar të mbahej sot (e hënë) në ora 14:00.
Në njoftimin e saj, PDK-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për anulimin e konferencës. Po ashtu, paraprakisht nuk ishte bërë e ditur tema apo arsyeja për të cilën ishte thirrur kjo konferencë.
Anulimi vjen në një ditë kur zhvillimet politike në vend janë përqendruar te marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.
LV-ja dhe LDK-ja janë dakorduar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës, pas disa takimeve dhe negociatave mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Deri më tani nuk është bërë me dije nëse anulimi i konferencës së PDK-së lidhet me zhvillimet e fundit politike.



