Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit
03 shtator 2026
| 19:59
Sot, në Llukar të Prishtinës, janë mbledhur familjarë, miq dhe kolegë për t’i dhënë nderimet e fundit TikTokerit dhe ish-banorit të BBVK3, Laurent Krasniqi.
Mes të pranishmëve janë parë edhe Gjesti, Selin dhe Gimbo.
Gjesti dhe Laurenti kishin qenë bashkë në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku ndanë eksperiencën e tyre brenda shtëpisë, raporton Prive.al.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe shumë miq e kolegë të tjerë të Laurentit, ndërsa një numër i madh qytetarësh janë mbledhur për të qenë pranë familjes dhe për ta kujtuar atë.
Laurenti u nda nga jeta pas një aksidenti me motor gjatë natës së mbrëmshme, duke lënë pas familjarë, miq dhe kolegë që sot janë mbledhur për lamtumirën e fundit të tij.




