Mërgimtarët në Slloveni paralajmërojnë protestë paqësore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

04 shtator 2026 | 08:14

Mërgimtarët kosovarë që jetojnë në Slloveni, kanë paralajmëruar organizimin e një aktiviteti paqësor dhe simbolik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes Facebook, është bërë thirrje për t’u bashkangjitur në protestën e cila thuhet se do të mbahet në Lubjanë me 13 shtator, nga ora 20:00.

“Do të mblidhemi për një protestë në heshtje, me respekt dhe dinjitet, për të shprehur solidaritetin tonë dhe kërkesën për drejtësi e proces të drejtë. Në fund të aktivitetit, të gjithë së bashku do t’i ndezim dritat në duart tona si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë që nuk shuhet”.

Kujtojmë se 16 shtatori është dita vendimtare kur do të merret vendimi final nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja politike po zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti i Partisë…