PDK kërkon konstituimin e Kuvendit dhe rikthimin e rendit kushtetues
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni dhe Suhareka, ka kërkuar edhe sot konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rikthimin e rendit kushtetues.
Në një njoftim të publikuar nga PDK-ja, thuhet se kërkesa vjen në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund krizës institucionale, e cila, sipas kësaj partie, po rëndon çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe mirëqenien e tyre.
“PDK, së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni e Suhareka, kërkon edhe sot, me vendosmëri, konstituimin e Kuvendit, rikthimin e rendit kushtetues dhe përfundimin e krizës shtetërore”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Partia ka përsëritur kështu kërkesën për funksionalizimin e institucioneve dhe tejkalimin e krizës politike e institucionale.



