Shkurte Fejza: Më 12 shtator, të gjithë njëzëri për çlirimtarët

06 shtator 2026 | 10:47

Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, u është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza ka bërë të ditur se në këtë marshim do të marrë pjesë së bashku me familjen e saj, ndërsa ka ftuar edhe qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Me 12 shtator du me dal me familjen me marshu për liri, për dinjitet, për çlirimtarët tanë. Ju ftoj që të bëhemi bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’, nga ora 14:00 në Prishtinë – të gjithë njëzëri për historinë tonë të përbashkët, për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Marshimi do të mbahet më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.

Thirrja e saj vjen në kuadër të mobilizimit të qytetarëve për pjesëmarrje në këtë marshim, i cili synon të shprehë mbështetje për çlirimtarët.

https://www.facebook.com/share/r/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të…