Edhe Diaspora ndez “Zjarrin e Lirisë”, aktiviteti pritet të zhvillohet në Gjermani

07 shtator 2026 | 22:19

Përfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Diasporë, veprimtari Hektor Beqiri, ka paralajmëruar organizimin e një aktiviteti në Gjermani në kuadër të nismës “Zjarri i Lirisë”. Diaspora shqiptare vijon angazhimin në mbështetje të çështjes së çlirimtarëve, ndërsa një aktivitet i ri pritet të organizohet edhe në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i “Liria Ka Emër” në Diasporë, veprimtari Hektor Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka paralajmëruar se së shpejti do të ndërmerret një tjetër hap në kuadër të aktiviteteve të kësaj nisme.

“Përshëndetje të nderuar,

Në kuadër të aktiviteteve tona në mbështetje sa më të madhe për çlirimtarët tanë, do të bëjmë edhe një hap tjetër përpara, duke e ndezur ‘Zjarrin e Lirisë’ edhe në Diasporë”, thuhet në njoftimin e Beqirit.

Sipas tij, aktiviteti është planifikuar të zhvillohet të mërkurën në Gjermani, me synimin që zëri dhe mesazhi i mërgimtarëve të jetë edhe më i fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve. “Për kohën e saktë dhe vendin e mbajtjes do t’ju njoftoj me kohë”, ka bërë të ditur Beqiri.

Ai ka falënderuar gjithashtu të gjithë mbështetësit dhe aktivistët për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm. “Ju falënderoj përzemërsisht për gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Liri për çlirimtarët!”, përfundon njoftimi. Aktiviteti i paralajmëruar në Gjermani pritet të bëhet pjesë e angazhimeve të Diasporës në kuadër të nismës “Zjarri i Lirisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar…