Shqipëria pa Strakoshën në Ligën e Kombeve

09 shtator 2026 | 12:55

Kombëtarja e Shqipërisë mund ta ketë një mungesë të madhe për ndeshjet e Ligës së Kombeve që i luan këtë muaj.

Portieri Thomas Strakosha nuk pritet të jetë në dispozicion të selektorit Rolando Maran për duelet me Bjellorusinë dhe San Marinon.

Strakosha i mungoi AEK-ut të Athinës në fitoren 1:0 ndaj LASK-ut në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe të klubi grek kanë zbuluar se ai pritet të rikthehet në fushë muajin e ardhshëm.

Portieri 31-vjeçar u lëndua në duelin e fundit në kampionat ndaj Arisit dhe do ti mungojë ekipit të tij edhe në tri përballjet e ardhshme.

Bazuar në këtë, Strakosha nuk do të jetë në gjendje të jetë gati për lojë deri pas përfundimit të pushimit kombëtar.

Shqipëria më 26 shtator luan në shtëpi kundër Bjellorusisë kurse tri ditë më vonë përballet me San Marinon në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” në sezonin e ri të kësaj gare do të jenë pjesë e Ligës C dhe janë në Grupin I, të cilin e përbën edhe Finlanda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas zgjedhjes së…