Argjentina zgjedh kapitenin e ri, Romero trashëgimtar i Messit

09 shtator 2026 | 12:58

Cristian Romero është zgjedhur kapiteni i ri i Kombëtares së Argjentinës, pas tërheqjes së Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.

Mbrojtësi i Atletico Madridit do të marrë shiritin e kapitenit që për 15 vjet ishte në krahun e Messit, i cili e mbajti atë që nga viti 2011. Romero pritet të udhëheqë

“La Albicelesten” në periudhën e re të ekipit kombëtar.

Romero, 28-vjeçar, është një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni. Ai e ka mbajtur shiritin e kapitenit edhe në tri ndeshje, ndaj Venezuelës, Kilit dhe Mauritanisë.

Mbrojtësi ka zhvilluar 58 paraqitje me Argjentinën, duke shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime. Tani atij i besohet detyra për të udhëhequr ekipin pas largimit të Messit, nën kapitenllëkun e të cilit Argjentina fitoi dy herë Copa América dhe Kupën e Botës.

Romero do të synojë të ruajë unitetin dhe nivelin konkurrues të një gjenerate që ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e futbollit argjentinas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti ofensiv i Vaduzit, Lutfi Dalipi, është shpallur lojtari më…