Haradinaj: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme
Deputeti i Aleancës, ish kryeministri Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka thënë se 11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, duke theksuar se sulmi terrorist ndaj SHBA-së e tronditi botën, por nuk e theu shpirtin amerikan.
“11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ndër ditët më të zeza të historisë moderne. Sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara lëkundi botën, por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’
Ai ka thënë se Kosova edhe në 25-vjetorin e 11 Shtatorit qëndron pranë miqve amerikanë dhe botës demokratike, duke kujtuar viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike.
“Në 25-vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka theksuar se miqësia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e përhershme dhe e pathyeshme.
“Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur”, ka përfunduar Haradinaj.



