Berisha takohet me krerët e Departamentit të Drejtësisë në SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur se gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas, së bashku me deputetin Fatmir Mediu, ka takuar krerët e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Berisha ka thënë se kishte nderin dhe kënaqësinë të takohej me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, dhe zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.
“Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashkë me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe zv. Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.”, ka shkruar Berisha në ‘Facebook’.



