Smajl Latifi fton qytetarët në Marshin për Liri
11 shtator 2026
| 10:58
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet nesër, më 12 shtator, në Prishtinë.
Latifi ka ftuar të gjithë qytetarët liridashës që t’i bashkohen marshit, i cili nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”.
Ai ka thënë se marshimi do të zhvillohet në shenjë mbështetjeje për luftën çlirimtare dhe për lirimin e krerëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
“Marshojmë dinjitoz dhe krenarë, me besim të palëkundur në drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për lirimin e çlirimtarëve, të krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Latifi.
“Të bashkuar për drejtësi! Të bashkuar për liri!”, ka përfunduar ai në një video të publikuar në ‘Facebook’.



