Dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri

11 shtator 2026 | 12:10

Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C, që do të zhvillohet më 29 shtator 2026, në stadiumin e San Marinos.

Tifozët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë në transfertë mund të blejnë biletat për sektorët e dedikuar për tifozerinë mike.

Sektorët për tifozët shqiptarë ndodhen në Tribunën SUD, e cila në platformën e shitjes së biletave është e përcaktuar si “Albania”.

Si të blini biletën

Procedura e blerjes është e njëjtë me atë të ndjekur për ndeshjet e Kombëtares.

Tifozët duhet të hyjnë në platformën zyrtare të shitjes së biletave, të krijojnë një llogari duke përdorur adresën e email-it dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorët e dedikuar për tifozerinë shqiptare.

Biletat mund t’i gjeni në këtë link:

Biletat San Marino – Shqipëri

San Marino – Shqipëri
📅 29 shtator 2026
🏆 UEFA Nations League – Liga C
🏟️ Stadiumi i San Marinos
Tribuna SUD – “Albania”

FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në San Marino të përkrahin Kombëtaren dhe të krijojnë një atmosferë sa më të bukur në mbështetje të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se…