Dërguti: LV-ja po kërkon vëmendje, fokusi duhej të ishte te marshi dhe zhvillimet në Hagë

11 shtator 2026 | 14:09

Ish-deputetja Aida Dërguti ka deklaruar se pushteti po e mban vëmendjen te kriza institucionale, në një kohë kur fokusi duhej të ishte te marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe zhvillimet në Hagë.

Dërguti ka thënë se për ditë të tëra debati publik është përqendruar te konstituimi i Kuvendit, duke lënë në plan të dytë zhvillimet që lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo e ka kritikuar pushtetin për, siç ka thënë, krijimin e një “drame të paqenë” dhe për përqendrimin e vëmendjes te vetja.

“Këta njerëz që janë në pushtet, bashkë me doktorët e tyre, janë një lloj ‘drama queen’ që krijojnë një dramë të paqenë. Pra, i pamë që dy javë ku krejt mediat u fokusuan me idenë se po formohen institucionet, po konstituohet Kuvendi e të tjera. Pra, bënë disa lëvizje për të mos bërë asgjë”, ka thënë Dërguti.

Sipas saj, vëmendja publike gjatë këtyre ditëve do të duhej të ishte te mobilizimi, marshi dhe zhvillimet në Hagë.

“Jo, këta duan të jenë qendra e vëmendjes ndërkohë që ka zhvillime atje. Pra, në vend se këto dy javë të ishin maksimalisht në media të flitej për mobilizimin, për marshin, për nesër dhe për atë se çfarë po ndodh në Hagë, gjë që është jashtëzakonisht më e rëndësishme në krahasim me këtë”, ka deklaruar ajo. /Klankosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në prill të këtij…