Ashtu siç e nisën Kuvendin pardje, ashtu edhe e bitisën sot. Me Listën Srpska!

11 shtator 2026 | 16:07

Ish-deputetja dhe profesoresha Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për raportet me Listën Serbe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili-Ahmeti ka thënë se mënyra se si nisi puna e Kuvendit para dy ditësh, ashtu edhe përfundoi sot – me Listën Serbe.

“Ashtu siç e nisën Kuvendin pardje, ashtu edhe e bitisën sot. Me Listën Srpska!”, ka shkruar ajo.

Ajo e ka cilësuar situatën si një “tango politike” mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, duke thënë se kjo “tango” duhet të pushojë gjatë fundjavës.

“Tangoja politike (LVV, LS) le të pushojë pak për fundjavë”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.

Në reagimin e saj, ish-deputetja ka ironizuar situatën politike, duke thënë se qytetarët ndërkohë kanë punët e tyre për të bërë.

“Se populli ka punë për të bërë nesër”, ka shkruar ajo.

Në fund, Ismaili-Ahmeti ka thënë se zhvillimet në Kuvend po përcillen nga qytetarët.

“Ndërkohë që, populli po ju sheh!”, ka përfunduar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe…