Ambasada e ShBA-së në Kosovë përkujton 25-vjetorin e 11 shtatorit
11 shtator 2026
| 16:44
Punonjësit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë janë mbledhur sot për të përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka nderuar kujtimin e personave që humbën jetën në këto sulme, si dhe ka vlerësuar guximin e pjesëtarëve të parë të reagimit dhe qëndrueshmërinë e popullit amerikan.
“Ne nuk do të harrojmë kurrë”, është thënë në mesazhin e Ambasadës së ShBA-së.
Në ceremoninë përkujtimore, flamuri amerikan është ngritur në gjysmështizë, ndërsa pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës kanë marrë pjesë në homazhin për viktimat e tragjedisë që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe botën më 11 shtator 2001.



