Osmani: Haga, përpjekje për ta ndryshuar historinë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se ai nuk duket si një gjykim i drejtë.
Në një intervistë për Euronews, Osmani tha se edhe raportet e Avokatit të Popullit, organizatave ndërkombëtare dhe atyre për të drejtat e njeriut kanë evidentuar, sipas saj, shkelje të rënda gjatë procesit.
“Jo, nuk duket aspak si një gjyq i drejtë, mjafton të lexosh deklaratën e prokurorit. Përpara se të fillonin diskutimet e tyre, për të parë se si ky ishte një synim i qartë për të rishikuar historinë, siç thashë kishin stigmatizuar të gjithë lëvizjen për liri dhe pavrësi. Dhe pikërisht kështu ishte. Ishte një lëvizje për liri dhe pavarësi. Ishte një lëvizje për çlirimin e një populli të shtypur, i cili po kalonte gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, ka thënë Osmani.
Ajo theksoi se UÇK-ja ishte një lëvizje për liri dhe pavarësi, e cila, sipas saj, synonte çlirimin e një populli që po përballej me gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Osmani rikujtoi edhe përvojën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke thënë se lufta për pavarësi ishte e lidhur me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që kishin ndodhur në Kosovë gjatë viteve ’90.



