Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

13 shtator 2026 | 14:55

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë seancë nuk po merr pjesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca.

Kjo seancë vjen pak pasi ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re.

Gjatë paradites së sotme është konstituuar edhe Kuvendi i Kosovës, me zgjedhjen e katër nga pesë nënkryetarët.

Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbetur e paplotësuar, pasi PDK-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat konstituive dhe se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në Oslo të Norvegjisë ka filluar numërimi së prapthi…