Tahiri akuzon Kurtin për shkelje të Kushtetutës: Ekspertët e PDK-së janë duke punuar në përgatitjen e rastit për Kushtetuese

13 shtator 2026 | 16:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin, Albin Kurti, për mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të Kuvendit.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë se LV-ja ka bërë bllokime të përsëritura dhe ka vendosur, sipas tij, kushte të reja politike, ndërsa ka akuzuar Kurtin se ka shpërfillur rendin kushtetues dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas shkeljes së afateve, bllokimeve të përsëritura dhe vendosjes së kushteve të reja politike nga partia LV, PDK-ja e ka bërë qëndrimin e vet publik edhe në seancën paraprake, ku edhe nuk është votuar nënkryetarja jonë për nënkryetare të Kuvendit. Z. Kurti ka luajtur gjatë gjithë kësaj kohe me institucionet, ka shpërfillur rendin kushtetues dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i ka shkelur afatet kushtetuese për interesa të ngushta politike dhe ka tentuar të luajë edhe me figurat politike të subjekteve opozitare. Ai, gjatë gjithë kësaj kohe, ka bërë manovra politike për ta lehtësuar skenarin e tij politik. Procedimi i sotëm dhe konstatimet e tyre që Kuvendi është konstituar janë përtej afateve kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky vendim do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Kosova duhet të funksionojë sipas rendit kushtetues dhe jo sipas një rendi që tentoi ta krijojë Kurti për interesa të tij politike. Ekspertët e PDK-së tashmë janë duke punuar në përgatitjen e rastit, në të cilin do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për procesin në tërësi.”, tha Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vlerëson se Qeveria…