Spalletti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas dy golave

14 shtator 2026 | 11:00

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar golat e parë me fanellën e Juventusit.

Zhegrova realizoi dy gola për Juventusin, që të dielën mbrëma u mposht 3–2 në udhëtim nga Sassuolo, në kuadër të kampionatit italian.

Zhegrova u inkuadrua në minutën e 60-të, në vend të Francisco Conceicaos, ndërsa realizoi në minutat 82 dhe 90+1, duke e barazuar rezultatin dy herë për Juventusin.

Megjithatë, Sassuolo shënoi në fund dhe i shkaktoi Juventusit humbjen e parë të sezonit.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur pas ndeshjes për paraqitjen e Zhegrovës, duke e lavdëruar për aftësitë e tij në lojën një kundër një, por duke vënë në pah edhe disa mangësi.

“Ai bëhet i pandalshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon situata ‘një kundër një’ në hapësira të ngushta. Sigurisht, mund të humbë ndonjë top të lehtë dhe i mungon cilësia mbrojtëse për t’u kthyer prapa në krah. Por nëse luan lojë sulmuese, ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Spalletti.

Zhegrova ka kaluar një verë të vështirë, pasi për javë të tëra është raportuar për një largim të mundshëm nga Juventusi. Ai ishte lënë jashtë listës së ekipit për Ligën e Evropës, por vazhdoi të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Serie A.

Pas paraqitjes ndaj Sassuolos, Zhegrova tashmë ka dy gola në Serie A këtë sezon dhe pritet të jetë në garë për një vend titullari në ndeshjet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Albin…