Një ditë para vendimit, flamuri i UÇK-së vendoset në Ambasadën e Kosovës në Hagë

15 shtator 2026 | 12:00

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Zyrtarët e ambasadës kanë vendosur në hyrje flamurin me stemën e UÇK-së, 24 orë para momentit kur pritet të shpallet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet nesër në orën 10:00, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykata ka konfirmuar më herët se shpallja e aktgjykimit është caktuar për këtë datë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Prekazi i Drenicës dhe Pollata e Llapit, janë…