Myftiu Tërnava: Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e luftës së Kosovës

16 shtator 2026 | 14:19

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “juridikisht të kontestueshëm” dhe të ndikuar politikisht.

Tërnava ka deklaruar se vendimi rrezikon të relativizojë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë. Ai ka theksuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike apo sakrificën e popullit për liri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë qytetare.

“As vendimi i sotëm, e asnjë vendim tjetër në të ardhmen, nuk mund ta tjetërsojë të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur të vërtetën historike, dinjitetin e viktimave dhe epopenë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, e as nuk mund ta zbehë sakrificën sublime të atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës. Në këto momente të rëndësishme, si çdo herë tjetër, ne qëndrojmë palëkundshëm në mbështetje të çlirimtarëve tanë”, ka theksuar Tërnava.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, si dhe të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë pjekuri qytetare dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës, dhe të kontribuojnë në forcimin, konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë”, ka përfunduar Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan Edward P. Joseph ka reaguar pas shpalljes së…