Kurti: Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin
16 shtator 2026
| 15:01
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas verdiktit dënues ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.
Përmes një reagimi publik, Kurti ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin në procedurën e apelit, në mbrojtje të plotë, dinjitoze dhe institucionale.
“Kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë dhe besim në të drejtën për ta kundërshtuar një aktgjykim që ende nuk është përfundimtar. Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë, dhe emri i tyre ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë ai.



