Molliqaj: Gjykata në Hagë tentoi t’ia rishkruajë Kosovës historinë me një gjyq politik

16 shtator 2026 | 15:17

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar procesin si “gjyq politik”.

“Drejtësia nuk buron nga gjyqi politik. Ai sjellë padrejtësi!”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Sipas tij, qëllimi i luftës së UÇK-së ishte i qartë që në fillim dhe lidhej me çlirimin e Kosovës.

“Qëllimi ishte i drejtë, ashtu siç ishte dhe është e drejta e kombit dhe popullit tonë për të qenë i lirë”, ka deklaruar ai.

Molliqaj është shprehur se aktgjykimi i sotëm nuk lidhet vetëm me fatet individuale, por, sipas tij, synon të ndikojë në mënyrën se si interpretohet historia e Kosovës.

“Gjykata sot nuk foli për fate individuale, por nën petkun e tyre […] Kosovës tentoi t’ia rishkruajë historinë”, ka shkruar kreu i PSD-së.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për pjesëtarët e UÇK-së.

“Lavdi dhe mirënjohje e përhershme!”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, profesoresha Besa Ismaili, ka bërë thirrje që…