Trumpi pritet të takohet me liderët e vendeve të Gjirit për luftën me Iranin

17 shtator 2026 | 08:12

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork, një takim me liderët e vendeve të Gjirit, në kuadër të vizitës së tij për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Axios, që citon tre burime me dijeni të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet, takimi do të fokusohet te hapat e ardhshëm lidhur me konfliktin me Iranin dhe në veçanti, te idetë e administratës amerikane për strategjinë që do të ndiqet pas përfundimit të luftës.

Në takim pritet të marrin pjesë liderë ose ministra të Jashtëm të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti dhe Omani. Sipas raportimit, takimi mund të zgjerohet edhe me përfaqësues të vendeve të tjera arabe dhe myslimane.

Takimi vjen në një moment kur administrata Trump po punon për një plan më të gjerë për atë që do të ndodhë pas përfundimit të konfliktit me Iranin. Sipas burimeve të cituara nga Axios, një plan i plotë për “ditën pas” pritet të përcaktohet pas zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta është duke u zhvilluar para objektit të EULEX-it në…