Beshiktashi merr vendim për Rashicën
17 shtator 2026
| 13:14
Beshiktashi po vazhdon me ristrukturimin e ekipit nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Italiano.
Klubi ka vendosur të ndahet me Milot Rashicën dhe menaxhmenti po përgatitet të vlerësojë ofertat për sulmuesin e krahut në afatin kalimtar të janarit.
Rashica ka regjistruar vetëm gjashtë ndeshje zyrtare këtë sezon për Beshiktashin, por në asnjërën nuk ishte startues duke regjistruar në total 101 minuta në fushë.
Ai do të mbetet te Beshiktashi deri në fund të këtij viti, përpara se të largohet në ndonjë ekip tjetër.
Te Beshiktashi i kanë bërë me dije Rashicës se në janar mund të largohet pasi nuk bën pjesë në projektin e klubit.
Rashica iu bashkua skuadrës turke në vitin 2023 kurse ka kontratë valide deri në verën e vitit të ardhshëm.



