Çitaku, studentëve: Mos u ndalni, mbrapa na keni
21 shtator 2026
| 12:57
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të studentëve kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku ka shprehur mbështetjen e saj për studentët, duke i cilësuar ata si “studentë të lirisë”.
“Studentët e lirisë, në mbrojtje të vlerës sonë më sublime, UÇK-së. Në mbrojtje të së vërtetës sonë historike dhe të vetë idesë së lirisë. Mos u ndalni. Mbrapa na keni. #JoNëEmrinTim”, ka shkruar Çitaku.



