Çitaku: Ditë e natë në këmbë për Kosovën

22 shtator 2026 | 12:00

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se angazhimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës edhe gjatë natës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në mbështetje të çlirimtarëve.

“Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Çitaku.

Ndërkohë, sot pritet të mbahet nata e shtatë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, njëzet e tetë vjet pas rënies së Fehmi dhe…