Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid, vështirë të mbështetet vendimi i Hagës
Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquin Urias, ka kritikuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.
Në një shkrim autorial për vendimin e Hagës, Urias ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin më ashpër se organizatorët serbë të përpjekjeve për gjenocid në Kosovë.
“Komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin me një dënim më të ashpër se çdo organizator i përpjekjes për gjenocid serb. Është e vështirë të mbështetet ky vendim, i cili, sidoqoftë, duket se buron nga llogaritjet politike se si duhet të përparojë shoqëria kosovare. Duket se, përballë konflikteve më të mëdha të njerëzimit, ligji është i destinuar të jetë thjesht një mbulesë për politikën. Apo për etikën”, ka shkruar Urias.
Sipas profesorit spanjoll, krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë nuk mund të krahasohen me krimet për të cilat Haga ka shpallur fajtorë Thaçin dhe të tjerët.
“Krimet e luftës që i atribuohen Thaçit u kryen në kontekstin e përgjigjes guerile kundër spastrimit etnik”, ka shkruar ai, duke theksuar rëndësinë e kontekstit të konfliktit në Kosovë.



