‘Me zemër e krenari për çlirimtarët’, nxënësit e Malishevës dalin në protestë

22 shtator 2026 | 14:59

Nxënësit e Malishevës kanë protestuar sot kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas protestës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili është shprehur krenar me iniciativën e nxënësve.

Kastrati ka theksuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që kontribuuan në të vazhdojnë të jenë të pranishme te brezat e rinj.

“Sot, nxënësit tanë në Malishevë marshuan për çlirimtarët, me zemër e krenari, duke dëshmuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që e sollën atë, jetojnë fuqishëm te brezat e rinj”, ka shkruar Kastrati në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonora Bordoniqi shpall të pavlefshme diplomën e Gjimnazit “Hajdar Dushi”…