ASK-ja merr pjesë në takimin e Grupit për Politikat dhe Bashkëpunimin Statistikor në Moldavi

24 shtator 2026 | 13:34

Më 22 – 24 shtator 2026, në Chișinău të Moldavisë, po zhvillohet Takimi i Grupit për Politikat dhe Bashkëpunimin Statistikor (PGSC), një forum i rëndësishëm për dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Eurostat-it dhe institucioneve statistikore të vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në takim po marrin pjesë drejtues të institucioneve statistikore nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia, Moldavia dhe Ukraina, si dhe drejtoresha e përgjithshme e Eurostat-it, Mariana Kotzeva.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përfaqësohet nga drejtori ekzekutiv, Avni Kastrati, dhe Ibrahim Rrustemi nga Drejtoria për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Gjatë takimit, ASK-ja prezantoi zhvillimet aktuale, prioritetet, planet dhe projektet madhore për periudhën e ardhshme, me fokus në avancimin e Sistemit Statistikor të Kosovës dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat statistikore evropiane.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Eurostat-in dhe institucionet statistikore evropiane mbetet i rëndësishëm për forcimin e cilësisë, harmonizimin dhe modernizimin e statistikave zyrtare në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim delegacionin…