10 top-futbollistët që mund të transferohen falas
24 shtator 2026
| 14:50
Edhe pse afati kalimtar veror ka përfunduar, klubet mund të transferojnë lojtarë që janë pa kontratë.
Në tregun e lirë ndodhen disa emra të njohur, mes tyre Karim Benzema, Jadon Sancho, Paul Pogba dhe Dani Carvajal.
Lista përfshin gjithashtu Riyad Mahrez, Mauro Icardi, Oleksandr Zinchenko, Wilfried Zaha, Raheem Sterling, Anthony Martial dhe Raphaël Guerreiro.
Këta futbollistë mund të negociojnë me klubet edhe jashtë afatit të zakonshëm, ndërsa regjistrimi i tyre varet nga rregullat e secilit kampionat.



