GjKKO-ja vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e ShISh-it pas përfundimit të seancës

24 shtator 2026 | 14:48

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Hyseni ka qëndruar për më shumë se dy orë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa seanca është zhvilluar në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për shpërndarje të informacioneve të klasifikuara.

Pas përfundimit të seancës, Hyseni, e pyetur nga mediet lidhur me akuzat për shpërndarjen e informacioneve, nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe është larguar pa koment./rtsh.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Serie A të Italisë, Udinese, ka bërë një…