Diomande trondit hierarkinë te Reali, Viniciusi në rrezik për vendin e titullarit

24 shtator 2026 | 16:22

Yab Diomande po fiton gjithnjë e më shumë terren te Real Madridi. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka pasur një paraqitje të spikatur në derbin ndaj Atletico Madridit, edhe pse Reali është mposhtur 2-1.

Paraqitja e tij ka bindur edhe tifozët. Sipas një sondazhi të “Marca”-s me rreth 50 mijë votues, 93 për qind e tyre duan ta shohin Diomanden në formacionin titullar, ndërsa 86 për qind kërkojnë që ai ta zëvendësojë Viniciusin.

Diomande ka qenë më i rrezikshëm në duele dhe driblime, ndërsa Vinicius këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel,…