Marshi në Theth, Haradinaj kërkon lirimin e krerëve të UÇK-së (video)
24 shtator 2026
| 15:49
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon të bëjë thirrje për lirinë e çlirimtarëve të cilët janë dënuar nga Haga.
Haradinaj ka marrë pjesë në marshin e organizuar në Theth.
Ai ka ndarë pamje nga ky aktivitet, teksa bashkë me disa persona të tjerë kanë bartur flamurin “Kuq e Zi”, si dhe flamuj me stemën e UÇK-së.



