Djemtë e liderëve të UÇK-së vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies së tij
24 shtator 2026
| 15:35
Në trevjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, djemtë e liderëve të UÇK-së, Altin Jakup Krasniqi, Endrit Hashim Thaçi dhe Klestor Kadri Veseli, kanë vizituar familjen e tij.
Të bijtë e drejtuesve të UÇK-së kanë qëndruar për disa minuta në ngushëllim të familjes dhe për nderim të rreshterit Bunjaku.
Sot, Afrim Bunjaku është përkujtuar edhe me ceremoni shtetërore në vendin e rënies së tij, në Banjskë.
Ai është vrarë nga forcat paraushtarake serbe më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, në sulmin e udhëhequr nga Millan Radojçiq.



