Lushtaku: Nuk kam frikë nga një aktakuzë e re, nuk i besoj Gjykatës Speciale
24 shtator 2026
| 15:31
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e një reagimi publik lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se, pavarësisht dallimeve politike, ekzekutivi është dashur të dalë me një qëndrim.
“Qeveria është dashur së paku të dalë me një deklaratë për këtë proces. Është Qeveri e Kosovës, pavarësisht bindjeve tona politike”, ka thënë Lushtaku në një prononcim për “Zërin”.
I pyetur nëse ka frikë nga mundësia e një aktakuze të re apo arrestimit, Lushtaku ka thënë se nuk ka arsye të frikësohet.
“Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo. Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, ka thënë Lushtaku pas protestës së mërkurës në Prishtinë.



