Kryediplomati i Bosnjës takon Kurtin në Nju-Jork, ja çfarë biseduan

25 shtator 2026 | 15:07

Ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, në margjinat e Samitit të Kombeve të Bashkuara.

Në një fotografi të shpërndarë nga Konakoviq, ai ka shkruar se mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta i lidhin të dy vendet edhe më fort.

“Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta na lidhin fort”, ka shkruar Konakoviq në rrjetet sociale.

Të dy kanë qenë në Nju-Jork gjatë takimeve të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, ku janë trajtuar çështje të sigurisë, politikës së jashtme dhe të ardhmes evropiane të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas fitores së mbrëmshme 1:0 ndaj Irlandës, Kombëtarja e Kosovës…