Pesë medalje në Tiranë, Gashani pret në takim sportistët medalistë

25 shtator 2026 | 15:27

Kosova ka fituar pesë medalje, tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake “EUSA Combat Sports Tirana 2026”.

Medaljen e artë në garën ekipore të karatesë e ka fituar Vlera Qerimi, ndërsa Artor Mehmeti ka triumfuar me medalje të artë në kickboxing.

Qëndresa Ibrahimi ka siguruar medaljen e argjendtë në karate, ndërsa Valton Ademi ka fituar medaljen e bronztë në taekëondo.

Medalja e tretë e artë për Kosovën është fituar në garat ekipore të karatesë, ku pjesë e ekipit kanë qenë Behije Mustafa, Elmedina Istogu, Albulena Gërvalla, Vlera Qerimi dhe Qëndresa Ibrahimi.

Pas këtij suksesi, sportistët i ka pritur në takim ministri i Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.

“Tri medalje të arta, një e argjendtë dhe një e bronztë janë dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që kanë të rinjtë tanë kur sporti dhe arsimi ecin bashkë”, ka shkruar Gashani në “Facebook”.

Ai i ka uruar sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses, duke theksuar se Kosova ka arsye të krenohet me përfaqësuesit e saj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës po diskutohet Rregullorja për Tarifat…