Zidane ua ndalon berberëve hyrjen në kampin francez
25 shtator 2026
| 15:55
Zinedine Zidane ka vendosur një rregull të ri gjatë grumbullimeve të Kombëtares së Francës.
Sipas “L’Équipe”, trajneri francez ka ndaluar hyrjen e berberëve në qendrën stërvitore të Clairefontaine sapo të nisë grumbullimi.
Më parë, lojtarët kanë pasur mundësi t’i prisnin flokët brenda kompleksit, por Zidane ka vendosur që gjatë grumbullimit të mos lejohet hyrja e personave të jashtëm.
Kjo është një nga rregullat e fundit që Zidane ka aplikuar te Kombëtarja e Francës.



