Kosova sot përballë Austrisë, Dardanët kërkojnë tjetër fitore
27 shtator 2026
| 08:20
Kosova sot zbret në fushë për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, ku në Vjenë do të përballet me Austrinë.
Dardanët e kanë nisur këtë edicion me fitore, pasi në ndeshjen e parë mposhtën Republikën e Irlandës me rezultat 1-0.
Pas këtij triumfi, Kosova u ngjit edhe për një pozitë në ranglistën e FIFA-s, duke kaluar në vendin e 77-të.
Përballja ndaj Austrisë zhvillohet nga ora 18:00. Në Grupin 3 të Ligës B bëjnë pjesë edhe Izraeli dhe Irlanda.
Pas duelit të sotëm, Kosova do të përballet me Izraelin më 1 tetor, ndërsa më 4 tetor do ta presë sërish Austrinë në Prishtinë.



