Këta janë 41 deputetët e Vetëvendosjes që kanë nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të hënën, me fillim nga ora 09:00, të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për shqyrtimin e projektligjeve.
Kërkesa i është drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe është nënshkruar nga 41 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në rendin e ditës janë propozuar gjithsej 22 projektligje.
Projektligji i parë në listë është Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të zhvillohet të hënën, duke filluar nga ora 09:00.
Më poshtë janë 41 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë nënshkruar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme:




