Shqiptarët protestojnë edhe në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
04 tetor 2026
| 16:59
Një protestë me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur sot në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta është zhvilluar nga ora 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.



