Seanca për ligjin e Speciales nga ora 9:00, pamje të protestuesve që qëndruan në shesh gjithë natën

05 tetor 2026 | 08:13

Një numër qytetarësh kanë protestuar që nga mbrëmja e së dielës para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në kuadër të protestës së organizuar nga iniciativa “Jo në emrin tim”, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Iniciativa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish të hënën në orën 08:00 para Kuvendit, në kohën kur pritet të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Para seancës plenare, në orën 08:00, pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, i cili do ta shqyrtojë këtë projektligj.

Ndërkaq, në orën 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku shqyrtimi i parë i projektligjit është pika e parë e rendit të ditës.

Po ashtu, në orën 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore. /EO

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre…