Kushtëzimi i Kurtit për Hamzën: “Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”
05 tetor 2026
| 18:30
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka treguar për bisedimet që janë zhvilluar ndërmjet kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Sipas saj, në këto bisedime, Kurti ka kushtëzuar votën për Ligjin për Specialen në lexim të dytë me kërkesën për të votuar për president.
“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, a ka shprehje ma të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve? Po thoni se UÇK-ja është e të gjithëve. Atëherë pse vota juaj për ligjin varet prej asaj çka merrni për vete? Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, edhe përgjegjësia është e të gjithëve. Votojeni ligjin pa ia vu çmimin!”, ka shkruar Deliu-Kodra në ‘Facebook’.



