Për politikën nuk ka asgjë të pamundur.
Nuk ka pengesë që nuk mund të tejkalohet e të gjendet konsensus.
Natyrisht, kur ndërgjegja e politikanëve është në lartësinë e përgjegjësive!
Këtë e tregon historia e botës.
A nuk arritën SHBA e Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, armiqtë e përbetuar si superfuqi, si ideologji, gjeopolitika dhe armiq klasorë – të gjenin konsensus në fund të Luftës së Dytë Botërore?
A nuk u ulën Winstoni, Çerçilli e Stalini, për t’i dhënë fund luftës makabre për çka edhe arritën konsensus?
Ata e bënë për hir të njerëzimit, të paqes, të humanitetit.
Edhe sot për interesa pakrahasimisht më të vogla po gjejnë gjuhë marrëveshjeje edhe Trump e Putin, edhe Trump e Xi!
Po ju, o politiaknë shqiptarë të Kosovës?
Ju e keni për detyrë të uleni e të merreni vesh, dhe të mos e lejoni gjendjen të eskalojë e të shndërrohet në tragjedi.
Hamzës dhe Kurtit i caktuan rrethanat dhe zhvillimet të jenë përgjegjës për këtë gjendje.
Ata e kanë në dorë konsensusin.
Dhe duhet patjetër ta arrijnë.
Nuk ka asgjë që politikanët nuk mund të gjejnë zgjidhje, kur njëmend e duan atë.
Kohë manovrash, taktikash e ndërskëmbëzash nuk ka, derisa revolta qytetare po vije duke u rritur.
Se si mund ta gjeni zgjidhjen, është detyrë e juaja, z. Kurti e z. Hamza.
Po, ju duhet ta gjeni atë.
Politikanë të syksesshëm janë ata që gjejnë zgjidhje në situata të rënda e eskaluese.
Tregohuni burrështetarë, ndalojeni gjendjen të mos eskalojë.
E keni përgjegjësi kombëtare ta qetësoni gjendjen e të gjeni zgjidhje.
Nëse jeni bijë të këtij populli, me konsensus shuajeni zjarrin e revoltës dhe bëjeni politikën adresë të besueshme e kredibile.